
Më datë 27.01.2021, Klubi i Psikologjisë, organizoi takimin e radhës, me temë “E Folura në Publik”, nën koordinimin e studentëve Malfrida Hyka, Jurgena Mehmetaj dhe Tedi Jaho.
Diskutimi u fokusua fillimisht në historikun e zanafillës të të folurit në publik. Studentët diskutuan rreth problemeve që hasim më shpesh gjatë të folurit në publik duke u fokusuan në studime të bera nga psikolog të tjerë dhe një numër arsyesh se përse duhet ta shohim të folurin në publik me një sy më sfidues.
Në fund diskutimi u përmblodh me disa teknika dhe këshilla të cilat duhet ti kemi parasysh gjatë të folurit në publik. Dikutimit nuk i munguan aspak opinionet e studentëve të cilët ndanë eksperiencat dhe mendimet e tyre me njëri-tjetrin.
