© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

UB harton politika dhe procedura për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Sigurimi i brendshëm i cilësisë është vlerësimi dhe garantimi i cilësisë së ushtrimit të veprimtarisë akademike, kërkimore, administrative dhe financiare të institucionit. Sigurimi i cilësisë në UB realizohet nëpërmjet Njësisë së Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë. Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore dhe kërkimore. Funksionimi i saj rregullohet me aktet e brendshme normative të UB.

Njësia ZHKC është njësi administrative organizuese dhe monitoruese e procesit akademik. Njësia ka filluar të funksionojë që në vitin 2010 duke zgjeruar gradualisht rolin dhe përkufizuar edhe më mire detyrat dhe përgjegjësitë e saj. Qëllimi kryesor i njësisë është krijimi i një kulture në institucion që nxit dhe promovon cilësinë në procesin akademik.

Për sigurimin e jashtëm të cilësisë, UB mbështetur në legjislacionin në fuqi, i nënshtrohet vlerësimit institucional dhe atij të programeve të studimit që ofron. Puna e njësisë është e organizuar në tre drejtime kryesore:
a. Procesi Mësimor
b. Zhvillimi Kurrikular
c. Akreditimi dhe Standardet Akademike

Më Shumë
Në lidhje me procesin mësimor

njësia mbikëqyr ecurinë e procesit mësimor në bashkëpunim me njësitë bazë të ofrimit të programeve dhe njësitë mbështetëse të institucionit dhe mbikëqyr punën dhe mbajtjen, plotësimin e ruajtjen e dokumentacionit të sekretarive mësimore dhe njësive të tjera ndihmëse mësimore si Biblioteka, Arkiva, Laboratorët etj. Në bashkëpunim me Fakultetet dhe Departamentet merr pjesë në trajtimin e çështjeve të ndryshme lidhur me realizimin dhe cilësinë e procesit akademik dhe jep udhëzime për përmirësimin apo zgjidhjen e tyre. Vlerëson procesin akademik (në formë dhe përmbajtje) dhe bën propozime për përmirësimin e tij tek Zv. Rektori Akademik; Bashkëpunon me Koordinatorin e Vlerësimit të Performancës për çështje në lidhje me ngarkesën dhe performancën e stafit.

Më Shumë
Në lidhje me Zhvillimin Kurrikular

njësia bashkëpunon me Fakultetet dhe Departamentet dhe orienton punën e tyre për përmirësimin, standardizimin e kurrikulave, planeve mësimore, syllabuseve etj. Njësia luan një rol kyç në organizimin dhe drejtimin e proceseve të licensimit të programve të reja dhe akreditimit të tyre. Kjo bën të mundur ruajtjen e një standardi të lartë të programeve të hartuara dhe në përputhje të plotë me kërkesat ligjore në fuqi. Të gjitha procedurat në lidhje me hapjen e programeve të reja akreditimin e programeve dhe riorganizimin e tyre janë të parashikuara në manualin e njësisë për programet e studimit. Një komponent me rëndësi në këtë dimension është edhe vlerësimi i cilësisë së programeve mësimore nëpërmjet një sërë procesesh vlerësuese si vlerësimi i programeve nga studentët (në fund të çdo semestri dhe në fund të ciklit të studimeve). Vlerësimi i programeve nga njësitë ofruese bazuar në treguesit e cilësisë së ofrimit të programeve të studimit hartuar në përputhje të plotë me kërkesat e ASCAL dhe agjencië Europiane për sigurimin e cilësisë ENQA. Të dhënat e mbledhura nga të gjithë proceset e vlerësimit përpunohen nga njësia dhe janë bazë e rëndësishme e procesit të vendimarrjes lidhur me cilësinë e procesit mësimor dhe programeve të studimit.

Më Shumë
Në lidhje me Standartet e Akreditimit

Njësia luan dhe rolin koordinues për institucionin në lidhje me sistemin e administrimit të të dhënave nga ASCAL. Në këtë sistem njësia përditëson çdo vit të dhënat në lidhje me programet e studimit, numrin e studentëve, hapjen e programeve të reja, riorganizimet dhe ndjek procedurat e akreditimit. Për realizimin e këtij funksioni njësia bashkëpunon ngushtë me Zyrën e menaxhimit të burimeve njerëzore, sekretaritë mësimore dhe organe të tjera drejtuese të UMB. Njëkohësisht nëpërmjet këtij funksioni njësia ruan urën e komunikimit ndërmjet agjencisë dhe njësive të tjera në UMB në lidhje me procese të ndryshme në lidhje me programet e studimit apo institucionin dhe informon njësitë akademike, departamentet, e Rektoratin në lidhje me vendimet e marra nga agjencia ose Bordi i agjencisë mbi çështje të lidhura me zhvillimin e UMB. Njësia gjithashtu përpilon dhe përditëson kalendarin e akreditimeve dhe njofton drejtuesit në lidhje me proceset pasardhëse përpara afateve të kërkuara për akreditim.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER