Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademikë, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademikë.
- Arkitekturë (5 vjet)
- Industri Kreative
- Multimedia, Komunikim
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 120 kredite.
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.
RRETH PROGRAMIT
Universiteti Clemson në Karolinën e Jugut SHBA, në bashkëpunim me SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, Tiranë, ofrojnë programin e Doktoratës “Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin”. Programi i ofruar nga Universiteti Clemson zhvillohet në ambjentet e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
Universiteti Clemson dhe SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” përmes këtij programi synojnë të afrojnë së bashku profesionistë dhe kërkues shkencorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera të Ballkanit, me qëllim krijimin e një grupi profesionistësh dhe studiuesish elitarë, duke ju mundësuar të kualifikohen me cilësi të lartë, kosto të ulët dhe pa u shkëputur nga aktivitetet e tyre të përditshme.
Ky program është një mundësi e shkëlqyer kualifikimi për profesionistët e shkencave sociale, humane, ligjore, mjekësore , etj., që kanë përvojë në këtë fushë dhe kërkojnë të thellojnë edhe më shumë dijet e tyre shkencore. Duke studiuar në Tiranë, studentët do të kenë mundësi të punojnë me programin e një universiteti prestigjoz amerikan, profesorët dhe metodat e tij dhe në fund do të marrin titullin Ph.D. nga Universiteti Clemson.
Kurse programesh studimi të formimit të vazhduar (sipas ligjit të arsimit të lartë, neni 81), pjesë të niveleve 5, 6, 7 dhe 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, me vëllim të punës përcaktuar me kredite të transferueshme ECTS dhe me regjistrim të Certifikatës në Regjistrin Shtetëror të Diplomave dhe Certifikatave;
Kurse sipas kërkesave (dhe/apo akreditimeve) të organizmave kompetente administrative që kërkojnë kualifikimin në shërbim të punësimit, që mund të jenë pjesë e dy klasave të mësipërme përsa i përket regjistrimit të Certifikatës dhe krediteve matëse të vëllimit të punës.
Kurse kualifikimi dhe trajnimi profesional (TVET), ato në kuadrin e të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL), në të gjitha nivelet, me ose pa kredite të transferueshme;
Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademikë pas arsimit të mesëm të lartë, me ngarkesë deri në 120 kredite
- Mikpritje dhe hotel
- Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje
- Paisje elektronike dhe TIK
- Prodhime digitale dhe “softuer”
- Industritë kreative, art e zejtari
- Mekanikë dhe prodhim të automatizuar