Vizitë individuale
ju mund të ndërmerrni në çdo dite nga e hëna deri të premten, nga ora 09.00 deri 20.00 dhe të shtunave nga ora 09.00 deri 14.00. Mjafton të kontaktoni me sekretarinë e UMB-së e cila do të vërë në dispozicionin tuaj një anëtar të “Zyrës së Pranimit” i cili do të udhëheqë Tour-in tuaj në UMB.

Për vizita në grup, ju lutemi të kontaktoni pranimi.karriera@umb.edu.al për të njoftuar mbi vizitën tuaj dhe për të dhënë informacion mbi interesat tuaja në UMB, qofshin këto studime pasuniversitare, shkolla verore apo edhe studime me kohë të pjesshme.

Vizita nga maturantët ose nxënësit e viteve më të ulëta, janë të mirëpritura në UMB gjatë gjithë vitit akademik. Në këto vizita të organizuara dhe zakonisht të shoqëruara nga mësuesit e tuaj, ju mund të merrni pjesë në leksione të mbajtura në UMB dhe të takoni pedagogë dhe studentë aktualë. Pjesëtarë të stafit të UMB-së do t’u përgjigjen pyetjeve tuaja mbi arsimin e lartë dhe mundësitë tuaja në UMB. Mësuesit janë të lutur të kontaktojnë në pranimi.karriera@umb.edu.al

 


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.