|
|
Anëtarë të “Zyrës së Pranimit” në UMB bëjnë vizita nëpër gjimnaze dhe shkolla të mesme publike dhe jopublike, në kryeqytet dhe nëpër rrethe, për të informuar studentët e ardhshëm mbi mundësitë e tyre në UMB.
Këto vizita janë ideuar në formë dialogu midis nxënësve të shkollave të mesme dhe anëtarëve të “Zyrës së Pranimit” të UMB-së për t’u ardhur në ndihmë studentëve të ardhshëm në zgjedhjen e tyre për degët që iu përshtaten dhe mundësitë e tyre pasuniversitare.
Nëse jeni të interesuar për të kontaktuar me “Zyrën e Pranimit”, ju lutem kontaktoni në dhe ne do të vijmë t’ju vizitojmë në shkollën tuaj.
Vizitat për vitin 2006 kanë mbaruar. Datat e ardhshme te vizitave do të publikohen këtu.
|