© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Kriteret e aplikimit për transferim ose regjistrim në program të dytë studimi
Transferimi në programet e ciklit të parë Bachelor, ose me karakter profesional, ose në programet e ciklit të dytë Master kryhet në programe të njëjta apo të ngjashme studimi, nga IAL që i kanë programet përkatëse të licencuara dhe akredituara, brenda të njëjtit cikël studimi.
Aplikimi për një program të dytë studimi në ciklit të parë Bachelor, ose me karakter profesional ose në programet e ciklit të dytë Master kryhet pasi aplikanti ka mbaruar me sukses studimet e të njëjtit cikël në një IAL që i ka programet e licencuara dhe akredituara.
Aplikanti për transferim studimesh ose për regjistrim në një cikël të dytë studimesh nuk duhet të jetë duke ndjekur në të njëjtën kohë një program tjetër (të dytë) studimi.
Dokumentacioni mbështetës për transferim / regjistrim në programet Bachelor dhe me karakter profesional
Për aplikim për transferim në një program në ciklin e parë Bachelor, ose në një program të integruar të ciklit të dytë, ose në një program me karakter profesional, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
1. Fotokopjen e Kartës së Identitetit / Pasaportës;
2. Planin mësimor të programit të studimit përfshirë edhe programet (syllabuset) e lëndëve që aplikanti ka marrë me rezultat kalues ose jokalues;
3. Vërtetimin e listës së notave dhe krediteve për lëndët e zhvilluara në programin e ciklit të dytë;
4. Fotokopjen e noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore + Çertifikatën e Notave; aplikanti që ka mbaruar arsimin e mesëm në vend përpara vitit 2011, dorëzon fotokopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë, në mungesë një dublikatë të vërtetuar nga DAR/ZA;
5. Dy foto dokumenti;
6. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit të kryer në UMB.
Dokumentacioni mbështetës për transferim / regjistrim në programet Master
Për aplikim për transferim në një program në ciklin e dytë Master, aplikanti dorëzon këto dokumenta:
1. Fotokopjen e Kartës së Identitetit / Pasaportës;
2. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së ciklit të pare, e noterizuar / fotokopje e diplomës së ciklit të parë përfunduar jashtë shtetit dhe dokumenti zyrtar i njohjes së diplomës në RSH;
3. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore + Çertifikatë e notave, e konfirmuar nga DAR/ZA; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para VKM 876/2010 dhe VKM 78/2006 duhet të kenë fotokopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, konfirmuar nga DAR/ZA, në mungesë një dublikatë e vërtetuar nga DAR/ZA;
4. Planin mësimor të programit të studimit të ciklit të dytë përfshirë dhe programet (syllabuset) e lëndëve që aplikanti ka marrë me rezultat kalues ose jokalues;
5. Vërtetimin e listës së notave dhe krediteve për lëndët e zhvilluara në programin programin e ciklit të dytë;
6. Jetëshkrim - CV;
7. Dy foto dokumenti;
8. Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit të kryer në UMB.
#Transfero studimet në UMB
Hapi i parë → Aplikanti dorëzon pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit dokumentacionin për transferim, të sipërcituar.
Hapi i dytë → Komisioni ad hoc vlerëson dosjen e aplikantit dhe kryen procesin e ekuivalentimit të krediteve.
Hapi i tretë → Aplikanti njihet me ekuivalentimin dhe njohjen e krediteve nga ana e Komisionit.
Hapi i katërt → Aplikanti pasi ka pranuar ekuivalentimin e krediteve, kryen çregjistrimin nga IAL-ja ku kryente studimet.
Hapi i pestë → Aplikanti dorëzon Vërtetimin original të çregjistrimit pranë Sekretarinë Mësimore Bachelor/Master dhe mbyll procesin e regjistrimit.
Hapi i gjashtë → Aplikanti nënshkruan Marrëveshjen me UMB pasi ka kryer tarifën e regjistrimit/studimit.
Kur mund të transferohemi?
Pranimet për regjistrim si transferim ose në një program të dytë studimi zhvillohen në fillim të çdo viti akademik.
Afatet e zhvillimit të proceseve përcaktohen me udhëzim nga MASR.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
Cel: 069 20 62 066 / 069 20 41 222
@ info@umb.edu.al / admissions@umb.edu.al