Studentė dhe pedagogė tė Universitetit dhurojnė gjak

Universiteti "Marin Barleti" hapi dyert ditën e enjte, dt. 20 maj 2010 për të organizuar së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar ditën e dhurimit të gjakut. Nevoja e madhe dhe mungesa kritike e gjakut në spitalet tona e bën akoma më të rtëndësishëm aktin e dhurimit të gjakut, ndaj studentë dhe pedagogë të Universitetit u treguan të gatshëm të dhurojnë. Një mini-ambulancë e posaçme u instalua në hollin qëndror të Universitetit "Marin Barleti" dhe për disa orë, 23 studentë dhe pedagogë treguan vullnetin e mirë dhe dhuruan gjak.

Çfarë duhet të dini përpara dhurimit të gjakut?

    * Dhurimi i gjakut nuk dëmton shëndetin
    * Dhurimi i gjakut nuk krijon varësi
    * Dhurimi i gjakut është një rast për të kontrolluar shëndetin
    * Analizat e gjëndjes suaj shëndetësore janë konfidenciale
    * Procesi i dhurimit zgjat disa minuta
    * Ai kryhet në kushte sterile dhe gjilpërat janë me një përdorim


 Çfarë duhet të dini pas dhurimit të gjakut?

    * Qëndrohet qetë për rreth 20 minuta duke marrë lëngje frutash, kafe, etj
    * Nuk pihet as alkool e as duhan
    * Evitohet ngarja e makinës për rreth 2-3 orë
    * Evitohen sforcimet fizike për rreth 2-3 orë
    * Shumë njerëz shprehen që ndihen më mirë pas dhurimit të gjakut
    * Volumi i gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda 24 orëve


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.