Me rastin e kryesimit të rradhës nga pala zvicerane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Universiteti i St. Gallen-it në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme zvicerane dhe Komisionin e Venecias, organizon në datat 3 dhe 4 Maj 2010, konferencën e titulluar Demokracia dhe Decentralizimi.Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të botës akademike e politike të shteteve anëtare të Këshillit të Europes dhe studentë, të cilët do të përfaqësojnë shtetet e tyre duke prezantuar një ese për një nga temat e paracaktuara nga organizatorët.
Shqipëria, në këtë konferencë përfaqësohet nga Edlira Osmani, e cila konkuroi me esenë me temë "Demokracia dhe Decentralizimi". Edlira është studente e Drejtësisë pranë Universitetit Marin Barleti. Gjithashtu, ka mbaruar studimet minor, po pranë ketij Universiteti, për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjuhë Angleze. Ajo ka qënë referuese edhe në konferenca të tjera ndërkombëtare të mbajtura brenda vendit, ndërsa ne St. Gallen ajo shkon si përfaqësuese e studentëve shqiptarë.
Duke falënderuar studenten tonë për pjesëmarrjen, stafi dhe studentët e Universitetit Marin Barleti i urojnë Edlira Osmanit suksese!
Bora Kuçuku, MA
Zyra e Komunikimit UMB