"UMB Volley" mund "Tiranėn" 3 - 2 nė derbin kryeqytetas

Derbi kryeqytetas midis UMB Volley dhe Tiranës në volejboll për femra, luajtur në sallën sportive të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, u mbyll me fitoren e vajzave të skuadrës "Marin Barleti", me shifrat 3-2. Një takim me shumë emocion, pasi Tirana fitoi dy setet e para të ndeshjes, vajzat e "Marin Barletit" e përmbysën rezultatin duke fituar bindshëm të tre setet e fundit dhe krejt ndeshjen.

Profesor Kreshnik Tartari, trainer i "UMB Volley" bëri disa lëvizje taktike që mesa duket e ccorientuan Tiranën, i cili është edhe ekipi që kryeson kampionatin deri më tani. Vendosja e lojtareve të reja të "UMB-së" përballë lojtareve kryesore të "Tiranës" shkaktoi presion psikologjik mbi kundërshtarin. Tartari e përdori ekipin e tij të parë vetëm në fund të seteve ku vajzat e Marin Barletit, hynin në lojë më të freskëta se vajzat e Tiranës dhe arritën të rrëmbenin një fitore dramatike.

Kjo ishte ndeshja e njëmbëdhjetë e sezonit për "UMB Volley" e cila qëndron në vendin e dytë me 29 pikë duke ndjekur nga afër Tiranën e vendit të parë e cila qëndron në kuotën e 33 pikëve.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.