|
|
|
Studenti i UMB-sė i dhuroi Shqipėrisė medaljen e dytė tė artė
Peshëngritja meriton respektin maksimal në sportin tonë, pasi sërish “boshti” shqiptar ia doli t’i dhurojë një tjetër medalje të artë, të shoqëruar po me rekord mesdhetar në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”. Lojrat u zhvilluam midis 26 Qershorit dhe 5 Korrikut. Studenti i Universitetit tonë ia doli edhe një herë të sjellë arin në atdhe.
Është kampioni shkodran Erkand Qerimaj ai që çoi në kulmin e podiumit flamurin shqiptar, duke i sjellë medaljen e dytë të artë, pas asaj të Romela Begajt, ditën e shtunë në peshën 58 kg për femra. 20-vjeçari Qerimaj (mbush 21 vjeç, më 10 gusht), i cili garoi në kategorinë e peshës 77 kg për meshkuj, ngriti në stilin shkëputjes fillimisht në provën e parë 147 kg, ndërkohë që vazhdoi me të dytën në 152 kg.
Në provën e tretë në dispozicion Erkandi nuk fali, por e ngriti shtangën në peshën rekord: 157 kg, duke fituar medaljen e artë, por duke vendosur edhe një rekord të ri në Lojërat Olimpike të Mesdheut. Vendin e dytë në stilin e shkëputjes e zuri egjiptiani Tarek Abdelazim me 155 kg, ndërsa të tretin turku Semih Jagçi me 154 kg. Në stilin e shytjes, vetëm 200 gramë më shumë sesa egjiptiani Ibrahim Abdelaki, i hoqën të drejtën Erkand Qerimaj të shijonte medaljen e dytë të artë, pasi si egjiptiani ashtu dhe Erkandi e ngritën peshën në 193 kg. Erkandi peshon 76.79 kg, ndërsa egjiptiani 76.59 kg. Gjithsesi, Qerimaj edhe në këtë stil nuk doli pa medalje, pasi fitoi atë të argjendtë. |