Në politikat e Universitetit "Marin Barleti", kanë vendin e tyre dhe dy momente kyce për një universitet me standarte: promovimi i studentëve të shkëlqyr dhe bashkpunimi me universitete të tjera me emer jashtë vendit. Te dy këto momente tashmë kanë patur realizimin e tyre konkret. Pas studentëve të Fakulteti të Drejtësisë, studentë të Fakultetit të Ekonomisë, u pomovuan në një mënyrë mjaft efektive.
Nga data 20 deri ne daten 24 , ky grup studentësh të shkëlqyer nga fakulteti i Ekonomisë, zhvilloi një tur mësimor në Romë të Italisë.Gjatë këtij turi, studentët ishin miq në universitetin "Luiss" ku u njohën nga afër me mënyrën e funksionimit të një universiteti privat, ndër më të mirët në Itali. Ata u njohën më mënyrën e organizimit, më curiculat, me lehtësite dhe gjithcka ofronte ky universitet. Gjatë kësaj vizite studentët patën rastin të ndjekin nga afër një ndër leksionet më interesante që u mbajt në këtë universitet, nga prof J Zogbay, president i kopmanisë me të njëjtin emër, leksion ky, që kishte objekt njohjen me rezultatet statistikore të 100 ditëve të qeverisjes "Obama".
Po kështu grupi i studentëve bëri një vizitë dhe në Universitetin "Sapienza" Studentet hyne në auditore, takuan studentë dhe më së fundi shkuan në Fakultetin Ekonomik. Në sallën nr 5 të këtij Fakulteti, zhvillohej leksioni "Ekonomia globale dhe politika ekonomike ndërkombëtare", nga prof Giuseppe Ciccarone, leksion që u ndoq nga studentët e UMB-së.
Impresionet e studentëve ishin mjaft pozitive. Brisilda Konica, një ndër studentet që mori pjesë në këtë tur u shpreh: Jo vetëm që u ndjeva shumë e vlerësuar nga universiteti, por mësova dhe mjaft gjëra që ndoshta nuk do më kishte rënë rasti t'i dëgjoja personalisht". Ajo e quajti këtë përvojë si një ndër ngjarjet më të bukura të jetës së saj.
Në të dy universitetet, u ndje mirkputimi dhe dëshira e përbashkët për shkëmbime akademike dhe studentore në të ardhmen.
Aktivitete të tilla UMB do të vazhdojë të zhvillojë si pjese e politikës së saj të promovimit dhe bashkëverpimit me Universitete të tjera