"A ka dhuratë më të bukur dhe me çmuar se sa të shpëtosh një jetë". Mesazhi është i qartë dhe i fuqishëm. Në përgjigje të këtij mesazhi, e kthyer tashmë në traditë paraditen e 12 majit, u zhvillua "Dita e Dhurimit të gjakut", sajë të bashkëpunimit mes Universitetit "Marin Barleti", Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bankës se Gjakut.
Fushata për dhurimin e gjakut kryesisht vjen si një përgjigje për fëmijëët në nevojë, sidomos atyre talasemikë. Thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar iu bashkuan shumë studentë, anëtarë të stafit drejtues e atij akademik dhe bashkëpunëtorë të UMB-së, duke shprehur kështu një përgjegjshmëri të lartë sociale.
Universiteti "Marin Barleti" do të ketë çdo vit një ditë të caktuar për dhurimin e gjakut, gjithnjë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, duke treguar se është një institucion i përgjegjshëm ndaj nevojave të komunitetit.
UMB falënderon të gjithë ata individë, të gjithë ata studentë të cilët bënë dhuratën më të çmuar, JETËN