Universiteti Marin Barleti nderon arritjet sportive te studentit dhe kampionit Erkand Qerimaj
Mbrëmjen e së mërkurës me 24 Shtator Universiteti "Marin Barleti" organizoi një festë banket për të nderuar suksesin e kampionit dhe studentit tonë Erkand Qerimaj. Erkandi këtë vit përfaqësoi Shqipërinë shumë denjësisht në kampionatin Europian të peshëngritjes për të rinjtë duke fituar tre medalje ari e duke forcuar kështu bindjen se në të ardhmen talent ii tij do të ngrihet në majat më të larta të sportit. Nën moton "Universiteti i kampionëve" festa e organizuar nga Universiteti në Bar Royal tek Kullat binjake mblodhi miq dhe dashamirës, stafin akademik, studente e përfaqësues të mediave për ta përshëndetur nga afër kampionin tonë dhe për t'i uruar suksese të mëtejshme në shkollë dhe karrierë. Nga ana e tij Erkandi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe Universitetin Marin Barleti për nderimin dhe për bursën e plotë që i lejon Qerimajt që përvec përgatitjes sportive të vazhdojë edhe studimet e larta në degën e juridikut. |