Në vijim të traditës tashmë 3-vjeçare, edhe këtë shtator, është zhvilluar në ambjentet e universitetit "Marin Barleti", Dita e Hapur, aktivitet ky që mbledh bashkë: akademikë, studentë, maturantë e prindër për të diskutuar rreth UMB-së dhe mundësive që ai ofron për të gjithë ata që zgjedhin të studiojnë në të.
Ajo që më shumë ka rendësi në këtë ditë, është mundësia që të gjithë të interesuarit kanë për të biseduar me profesorët dhe per t'u drejtuar atyre të gjitha pyetjet që kanë rreth Universitetit, diplomave, përse duhet të zgjedhin këtë universitet. Takimet e Ditës së Hapur janë zhvilluar në një frymë të ngrohtë dhe atmosferë shumë familjare, fakte këto që janë konfirmuar nga gjithë prindërit e maturantëve që kanë qenë të pranishëm.
Ata kanë vlerësuar stafin akademik për keshillimet e vlefshme që u kanë dhënë për femijët e tyre, në kete moment vendimarrës për të ardhmen e jetes se tyre. Ndonëse Dita e Hapur është një aktivitet që zhvillohet dy herë në vit, universiteti Marin Barleti është një mikëprites i kujdesshëm në të gjitha ditët e vitit