|
|
|
Me nje ceremoni madheshtore, jane hapur ne Kine, ne daten 8 gusht Lojrat e 29-a Olimpike. Shqiperia merr pjese me 11 sportiste, nder te cilet edhe studenti i UMB-se, Erkand Qerimaj
Eshte hapur ne oren 14.00 te dates 8 gusht ceremonia e Lojrave Olimpike. Nje ceremoni e mrekullueshme, madheshtore, ashtu sic edhe ishte premtuar. Mes mijera sportisteve qe do te marrin pjese, eshte edhe studenti i UMB-se, peshngritesi Erkand Qerimaj. Sportistët e tjere që do të garojnë me flamurin shqiptar në "Pekin 2008" janë Klodiana Shala dhe Dorian Çollaku në atletikë, Sahit Prizreni dhe Elis Guri në mundje, Lindita Kodra në qitje, Romela Begaj, Gerti Trasha në peshëngritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo. 60 sekondat e fundit te ores 14:00 u shoqeruan me me lojra dritash, fishekzjarresh dhe ezibicionin e 15 mije figuranteve. Me pas 5 rathe olimpike ndricuan mbi kokat e 90 mije spektatoreve perpara se flamuri kinez te parakalonte ne stadium dhe te kendohej dhe himni kinez. Ceremonia madheshtore zhvillohet ne stadiumin e ri te krijuar pikerisht per keto lojra "Foleja e Zogjve" me siperfaqe 258 mije metra katrore ne kryeqytetin kinez. Nje ceremoni plot ngjyra, spektakel, dhe mbi 15 mije ezibicione te cilat mahnisin te gjithe shikuesit dhe te pranishmit ne kete eveniment madheshtor. Cdo moment i ketij spektakli eshte mbajtur sekret. Mbi 80 lidere te larte boterore mes ture Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush, presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe presidentin Rus Vladimir Putin. I ftuar ne ceremoni dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Per shkak te alfabetit kinez, Shqiperia nuk do te parakaloje me tek ekipet e para, por do te jete e 105-ta ne radhe. Sportistet qe do te garojne me flamurin shqiptar ne "Pekin 2008" jane Klodiana Shala dhe Dorian Çollaku ne atletike, Sahit Prizreni dhe Elis Guri ne mundje, Lindita Kodra ne qitje, Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha ne peshengritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha ne not dhe Edmond Topalli ne xhudo. Flamuri kuqezi do te mbahet nga mundesi Sait Prizreni, nje nga pretendentet e Shqiperise per t'iu afruar zones se medaljeve. |