|
|
|
Festivali i Sportit ne Austri, Dy nga vajzat e UMB Voley kane dale fituese ne disiplinen e Biēvolej
Dy nga vajzat e ekipit te volejbollit te Universitetit "Marin Barleti", kane dale fituese ne disiplinen e Biçvolej, ne Festivalin Boteror te Sportit 2008 qe u zhvillua keto dite ne Vjene te Austrise. Ekipi shqiptar i perbere nga dyshja, Fatbardha Memia dhe Adelajda Prenga, nen drejtimin e trajnerit Petrit Shpata eshte renditur i pari ne tabele me 5 fitore dhe asnje humbje, perballe ekipeve qe jane fituese ne vendet pjesemarrese.
Keshtu, ne diten e pare te aktivitetit, vajzat e "UMB Volej" kane fituar ndaj çiftit austriak te skuadres "Vjena 1" me rezultatin 2-0; diten e dyte kane dale fituese me rezultatin 2-1 ndaj dyshes kroate "Bickroacia"; ne diten e trete kane mundur hungarezet e "MTK Budapest" 2-0 dhe ne diten e katert kane mundur austriaket e "Vjena 2" me rezultatin 2-0. Keto kater fitore te merituara e kane çuar dyshen nga Shqiperia ne finalen e Biçvolej perballe çiftit çek, "Liberec Volej". Edhe finalja u fitua me rezultatin 2-0 nga "UMB Volej" qe ruajti keshtu kryesimin e klasifikimit ne disiplinen e Biçvolej.
Ne kete festival te Sportit ne Austri, merrnin pjese rreth 34 shtete ne 19 disiplina sportive, si: basketboll, volejboll e biçvolej, pingpong, karate, tenis, not, xhudo, mundje etj. |