Universiteti “Marin Barleti” ka dhene dy bursa studimi per Miss Inteligjencen dhe Miss Shqiperine ne edicionin e dhjete te ketij spektakli

Ne mesin e studenteve te "Marin Barletit" do te kete edhe dy miss-e. Kjo fale dy bursave qe universiteti ka dhene per Miss Inteligjencen dhe Miss Shqiperine, ne edicionin e dhjete te spektaklit  "Miss Shqiperia 2008", qe u zhvillua mbremjen e 24 qershorit ne Kalane e Prezes, ne Tirane.

Ishte drejtoresha e shtepise botuese Dudaj, njekohesisht perfaqesuese e universitetit, znj. Arlinda Hovi Dudaj, ajo qe u dorezoi miss-eve bursat e studimit. "Duke qene se universiteti 'Marin Barleti' promovon vlerat dhe karakteret e vecanta, u vendos qe kete vit t'i jepet burse, Miss Inteligjences dhe Miss Shqiperise, jo vetem sepse misi eshte nje karakter i vecante, por edhe si per t'iu larguar disi paragjykimit se nje vajze e bukur nuk eshte e zgjuar", u shpreh zonja Dudaj.

Miss Inteligjenca eshte perzgjedhur 16-vjecarja nga Berati, Eni Zylyftari.

Ndersa kurora e Miss Shqiperia i ka kaluar 16-vjeçares Almeda Abazi. Tiparet mesdhetare bene qe bukuroshja nga kryeqyteti te fitonte kuroren e me te bukures. Almeda, jeton me familjen e saj dhe studion ne nje nga shkollat publike te Tiranes.

Ne nje trasmetim te drejteperdrejte nga Vizion Plus mbremjen e se martes, spektakli i çoi kurorat e tij, jo vetem ne Kosove per edhe tek shqiparet e diaspores. I vendosur ne rolin e moderatorit, Olti Xhezo, ishte i perzgjedhuri i Petri Bozos per kete edicion te 10-te te "Miss Shqiperise 2008". Bashke me ecjen elegante te vajzave, ne skene performuan edhe disa nga emrat e njohur te muzikes shqiptare.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.