19 qershor 2008 - Tryezė e rrumbullakėt “Drejtėsia shqiptare dhe Strasburgu. Impakti i Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė legjislacionin shqiptar”

Ditën e enjte 19 qershor 2008, ora 11:00, Universiteti Marin Barleti organizon tryezën e rrumbullakët me temë "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu". Ajo synon të paraqesë frymën europiane të së drejtës brenda legjislacionit shqiptar, në një kohë kur të gjithë synojmë Europën dhe forcimin e shtetit ligjor (si parametër për të hyrë në të).

Sa është implementuar Konventa europiane e të drejtave të njeriut në legjislacionin shqiptar?

Sa kuptohet ajo nga gjyqësori dhe administrata shqiptare?

Ç'vend zë zbatimi i ligjit dhe procedimi më tej në Gjykatën e Strasburgut, kur vendimet e marra bien në kundërshtim me Konventën?

Interpretimi juridik, i paraqitur në punimet vjetore të studentëve të vitit të dytë të fakultetit të drejtësisë (risi kjo ndër universitetet publike dhe jopublike në vend), do të ngacmojë debatin mes figurave të ftuara publike, duke tentuar t'u jepet përgjigje dhe pyetjeve të mësipërme.

Tryeza e rrumbullakët "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu - Impakti i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar" zhvillohet nga një ide e Eni Çobanit, pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë dhe në Minorin Marrëdhënie Ndërkombëtare. Janë të ftuar studentë, pedagogë, figura të politikës shqiptare dhe përfaqësues të medias.

Mos mungoni!


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.