19 Maj 2008 - Vazhdon fushata e UMB pėr orientimin e karrierės nė shkollat e mesme tė vendit

Përfaqësues të Universitetit Marin Barleti kanë zhvilluar ditën e sotme takime me maturantët e shkollave të mesme publike dhe jopublike në qytetin e Shkodrës, në kuadrin e orientimit të karrierës dhe zgjedhjes së arsimit të lartë.

Pas vizitave të kryera deri tani në gjimnazet e qyteteve kryesore të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shijak, Fier, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, etj, e veçantë ishte vizita në qytetin e lindjes së Marin Barletit, autorit të "Historia e Skënderbeut" dhe humanistit të parë shqiptar, emrin e të cilit mban dhe Universiteti ynë.

Në takimet e zhvilluara dhe të ndjekura me interes nga maturantët, përfaqësuesit kanë prezantuar Universitetin Marin Barleti, stafin cilësor akademik, si dhe informuan mbi mundësinë e përzgjedhjes së fakulteteve e degëve të ofruara dhe lehtësimet për studentët.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.