13 Maj 2008 - Prezantim i internship-eve tė Globalplacement

Pas një prezantimi të shkurtër në Forumin mbi sfidat e punësimit, mëngjesin e sotëm studentët e Universitetit “Marin Barleti” u njohën më nga afër me internship-et e ofruara nga Globalplacement, kompania me qendër në Hollandë dhe shtrirje ndërkombëtare, e cila operon përmes një rrjeti informativ global për shërbimet e punësimit, rekrutimit, stazheve dhe eksperiencave profesionale. Ky prezantimi u krye nga përfaqësuesja e Ande-Lm, agjencisë së punësimit dhe rekrutimit me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i Globalplacement në Shqipëri.

Studentët u njohën me mundësinë e regjistrimit pa kosto dhe pa limit kohor në këtë sistem, ku informacioni i depozituar (i personalizuar e i ndryshueshëm në çdo kohë) vendos aplikantët në kontakt me mbi 137 kompani, firma e zyra, shtrirë në mbi 37 shtete në 6 kontinentet.

Mundësitë e perfeksionimit të cv-ve, të regjistrimit dhe reklamimit në këtë rrjet global përmes programeve të internships (siç quhen ndryshe stazhet dhe praktikat), përfitimi i eksperiencave profesionale sipas profilit dhe aftësive profesionale, ishin disa nga pikat që u trajtuan në këtë takim të hapur me studentët.

Kur isha në bankat e universitetit shtetëror mes shokësh klase bënim shaka e na vinte për të qeshur, por dhe për të qarë, që në C.V.-të tona mungonte pjesa “eksperiencë pune”: ka gjithmonë një herë të parë, por kush do ia japë eksperiencën një studenti të padiplomuar apo të sapodiplomuar? Tani me internship-et e ofruara, studentët kanë eksperiencën menjëherë pas diplomimit, sepse stazhet (periudha të vërteta pune) kryhen dhe gjatë studimeve” përfundoi përfaqësuesja e Ande-Lm.


Për më tepër informacion kliko këtu:
http://www.ande-lm.com/  
http://www.ande-lm.com.al/  


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.