8 Maj 2008 – Zhvillohen zgjedhjet pėr Kėshillin studentor tė Fakulteteve tė UMB

Në kuadrin e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Studentor, studentët e Universitetit “Marin Barleti” zhvilluan mëngjesin e sotëm zgjedhjet për përfaqësuesit e dy fakulteteve të UMB-së.

Në përfundim u shpallën fitues:
• për Këshillin Studentor të Fakultetit të Shkencave Humane - Joana VLLAHU (vit I Drejtësi).
• për Këshillin Studentor të Fakultetit Ekonomi Biznes - Eldi LAZE (Vit II Financë-kontabilitet)

Studentët e mësipërm do të marrin pjesë në mbledhjen e të premtes së ardhshme 15 maj, mbi zgjedhjen e kryetarëve të Këshillit Kombëtar Studentor, pranë Rektoratit të UT-së. Në këtë këshill çdo universitet, publik dhe jopublik, do të marrë pjesë duke u përfaqësuar nga një student për secilin fakultet.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.