1 Maj 2008 – Koha pėr pushime! Unioni Studentor i UMB organizon udhėtim turistik jashtė vendit

Dhe ja ku morëm udhën.
Kush me valixhe e kush me çanta shpine.
Në autobuz.

Destinacioni: Kroaci.

1500 kilometra rrugë mes Tiranës e Splitit ku qëndruam deri të dielën e 4 majit, ishin një sipërmarrje sa e lodhshme aq e bukur.

Njohëm së largu Shën Stefanin dhe nga afër qytete mesjetare si Dubrovniku me periferi të lulëzuara nga antena satelitore të shekullit XX, Trogirin e konsideruar pasuri kulturore e mbrojtur nga Unesco, etj. Njohëm njerëz, vendas dhe të huaj, kroatë, francezë, shqiptarë nga Sarajeva... U njohëm mes nesh.

Për gjithë ata që s’harrojnë nga vijnë por duan të ekplorojnë botën, të praktikojnë gjuhët, të dalin jashtë vendit pa dalë nga vetja; për ata që s’kanë frikë të humbasin, se e dinë që e rëndësishme është rigjetja - e një vendi, e shoqërisë, e vetes...
Kjo është për ju!



Unioni Studentor


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.