|
|
|
17 Mars 2008 - UMB i bashkohet dhimbjes pėr jetėt e humbura nė tragjedinė e Gėrdecit dhe impenjohet nė ndihmėn emergjente pėr tė mbijetuarit.
Mbasi kthyem sytë nga Gërdeci, sot Gërdeci sheh nga ne. MOS QËNDRO SPEKTATOR!
Universiteti "MARIN BARLETI" ka ftuar të gjithë studentët, pedagogët, stafin dhe vizitorët e tij të japin një kontribut personal financiar, në kutinë e vendosur posaçërisht në hollin e universitetit. Të ardhurat janë të destinuara për llogarinë bankare me emër "Ndihma për të prekurit nga ngjarja në Gërdec", hapur pranë Raiffesen Bank, nga qeveria shqiptare.
UMB u bën gjithashtu apel të gjithë pjesëtarëve të komunitetit, gjimnazistëve, partnerëve universitarë, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare e joqeveritare, institucioneve private, liderave të opinionit, dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, brenda e jashtë vendit, që duan të ndihmojnë duke bërë një donacion, se mund të japin kontributin e tyre në këto koordinata: Llogaria "Ndihma për të prekurit nga ngjarja në Gërdec" Numrat: 8003890900 (LEKE) EURO 8000890900, USD 8001890900, GBP 8002890900. Swift Code: SGSBALTX Adresa: Raiffeisen Bank, Rruga e Kavajës, Nr. 4, Tirana – Albania |