24 Janar dhe 24 Shkurt 2008 Jeta studentore dhe nisja e sezonit tė ri teatror: Pamje nga ura dhe Apologjia e vėrtetė e Sokratit"
Data 24 e muajve janar dhe shkurt të 2008-ës ka koinçiduar me ndjekjen e dy spektakleve të mëdhenj teatrorë në Tiranë si “Pamje nga ura” (dramë nga Artur Miller me regji të Albert Mingës e aktor protagonist Timo Flloko) dhe “Apologjia e vërtetë e Sokratit” (me regji të Kostas Varnalis dhe artistin Mirush Kabashi - i vlerësuar si aktori më i mirë në botë në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros 1997 pikërisht për këtë rol, që këtë javë u soll në skenë për të 100-ën herë).
Studentë të organizuar në Unionin Studentor dhe pedagogë të Universitetit “Marin Barleti” patën mundësi të asistonin me kënaqësi në këto suksese të mëdha publiku, edhe falë një uljeje prej 50% të çmimit të biletës, mundësuar nga UMB në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.
Emocionet vazhdojnë... |