14 Janar 2008 - Gati Kartat e Studentit!

Universiteti “Marin Barleti” njofton të gjithë studentët e tij se prej pasdites së ditës së hënë, 14 janar, janë gati Kartat e Studentit.

Të interesuarit mund t’i tërheqin pranë Zyrës së Komunikimit, si dhe të marrin listën e bizneseve me të cilat është akorduar ulje çmimi ekskluzive me paraqitjen e tyre.
Rinovimi i listës në fjalë me bashkëpunime të reja do të komunikohet në mënyrë tempestive.

Karta e Studentit është një prej shërbimeve që UMB u ofron studentëve të tij, me synim lehtësimin e jetës studentore dhe aksesin më të mirë e më të lirë në ambjente publike që paraqesin interes.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.