|
|
|
10 Janar 2008 - Ja fituesit e zgjedhjeve pėr Unionin Studentor
Pas votimeve të studentëve (të çdo dege e viti) pranë Universitetit “Marin Barleti”, shpallen përfaqësues në Unionin Studentor studentët e mëposhtëm:
Eni Sejdinaj - Juridik (vit I) Frida Bejdaj - Menaxhim (vit I) Sabina Borakaj - Shkenca politike (vit I) Brisilda Konica - Financë-kontabilitet (vit I) Elida Tyçi - Juridik (vit II) Erolda Tarolli - Menaxhim (vit II) Eldi Laze - Financë (vit II) Isida Begalla - Shkenca politike (vit II) Elona Caka - Psikologjia (vit III) Jorina Arapi - Gjuhë angleze (vit III) Ledio Peshkopia - Matematikë e zbatuar (vit III)
Duke nisur nga java e ardhshme, një herë në javë do të kryhen takime të personave të mësipërm që do të diskutojnë mes tyre mbi probleme e çështje të ndryshme të paraqitura në grupet e vitet përkatëse, të cilat ata denjësisht urohet t’i përfaqësojnë.
Universiteti shpreh gjithashtu sigurinë se do të jenë zëri i fuqishëm që do u bëjë jehonë nevojave studentore në mbledhjet e Senatit, duke favorizuar kështu një organizim sa më demokratik dhe pranë studentëve, që janë limfa vitale e çdo institucioni mësimdhënës, në veçanti e UMB-së. |