|
|
|
5 Dhjetor 2007 - UMB, MJAFT dhe UNICEF, sė bashku nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Vullnetarėve
Përfaqësues të Universitetit Marin Barleti, të organizatës MJAFT dhe UNICEF, vizituan shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve.
Me rastin e kësaj dite si dhe në kuadrin e fushatës “Shqipëria lexon”, UMB në bashkëpunim me Shtëpinë botuese DUDAJ, dhuroi qindra libra pranë bibliotekës së shkollës “Bajram Curri”, që gjendet në një zonë me vështirësi ekonomike (si ajo periferike e Tiranës).
Kultura nuk ka çmim. Por librat po. Ndaj për UMB ishte kënaqësi të kontribuonte në shpërndarjen falas së tyre, të asistonte në aktivitetin e nxënësve të kësaj shkolle ku përmes këngës, kërcimit dhe recitimit ata u impenjuan në një shfaqje të ngrohtë me një shpirt të pastër e të pasur.
Universiteti Marin Barleti konfirmon gjithashtu prezencën dhe angazhimin e tij në iniciativa që mbështesin nevojat e komunitetit në të ardhmen. |