26 tetor 2007 - UMB organizoi “Rock The Party” me SunRise (live).

Me rastin e shpalljes së bursave të plota për vitin akademik 2007-2008, Universiteti “Marin Barleti” organizoi të premten, datë 26 tetor 2007, aktivitetin e parë joshkollor për studentët e tij. Për këtë, të ftuar special të mbrëmjes ishin SUNRISE, grup virtuoz i muzikës rock, mjaft i njohur për të rinjtë e kryeqytetit (dhe jo vetëm) nga perfomancat e tyre ekskluzivisht live në lokalet e Tiranës. Këngëtari i grupit, Gent Bushpepa, njihet nga publiku i gjerë dhe si këngëtari në talk-show e përnatshëm TopShow.

Për studentët ky ishte takimi i dytë brenda kësaj jave, nisur të hënën me““Detyrat në UMB - Takim mbi disa çështje lidhur me rregulloren e universitetit” ku morën pjesë Rektori, shefat e departamenteve, pedagogët dhe studentët e vitit të 1-rë. Dhe përfunduar këtë të premte me “Të drejtat në UMB - bursa studimi dhe jetë studentore”.

Universiteti “Marin Barleti” përuroi njëkohësisht dhe fillimin e vitit akademik 2007-2008, me këtë aktivitet që do të pasohet së shpejti nga të tjerë.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.