UMB, Konference nderkombetare: A mund te shnderrohet Shqiperia ne model rajonal te zhvillimit te qendrueshem?

Universiteti “Marin Barleti” zhvilloi ditën e martë, dt. 6 Korrik 2010 në mjediset e veta konferencën ndërkombëtare “A mund të shndërrohet Shqipëria në model rajonal të Zhvillimit të Qëndrueshëm?” Konferenca u organizua nga rrjeti i përbashkët universitar i nismës së Europës Qëndrore (C.E.I. University Network Joint Programme) dhe Universiteti "Marin Barleti", në kuadër të Shkollës së Verës.

Fjalën e hapjes në konferencë e mbajti Rektori i Universitetit “Marin Barleti”, Prof. Dr. Nikolla Dhamo.
Në sesionin e parë, nën moderimin e Dr. Reis Mulitës, në konferencë u mbajtën prezantime nga Znj. Gülden Türköz-Cosslett, Përfaqësuese Rezidente e Zyrës së UNDP-së në Tiranë, e cila foli mbi Sfidat globale për një shoqëri më të sigurt, më të shëndetshme, më të qëndrueshme. Në prezantimin e saj znj. Greta Minxhozi, drejtuese e zyrës vendore të Bankës Botërore, prezantoi Strategjinë e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Ndërsa Ministri maqedonas i Ekonomisë, Dr. Fatmir Besimi prezantoi “Vendet e Evropës Juglindore përmes Zhvillimit të Qëndrueshëm, në rrugën drejt integrimit për në BE”.  Në këtë sesion referoi gjithashtu edhe zv.ministri i Bujqësisë z. Tokli Thomai.

Sesioni i dytë i konferencës u moderua nga Dr. Lekë Sokoli, prorektor Universitetit “Marin Barleti”. Në këtë sesion bënë prezantimet e tyre, Prof. Francesco Marangon nga Universiteti i Udines, i cili solli përvojat europiane dhe italiane në politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Dr. Tulant Bino, zv. Ministër i Mjedisit, prezantoi politikat e Qeverisë shqiptare në këtë drejtim. David Smith nga USAID, foli mbi rëndësinë e qeverisjes vendore dhe decentralizimit në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Një tjetër referues në këtë sesion ishte Sami BERHAMI, përfaqësues i Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit me prezantimin “Përdorimi pa kriter i burimeve natyrore – pasojat mbi popullatën. Rasti i Mitrovicës”. Gjithashtu referuan në këtë sesion Dr. Ylber SELA nga Universiteti i Tetovës,  Prof. Ennio BENEDETTI i Universitetit të Triestes dhe Prof. Dr. Jonuz ABDULLAI.
Fjalën përmbyllëse në konferencë e mbajti Dr. Reis Mulita, koordinator i bashkëpunimit UMB-CEI.
                                                                                                 


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.