Konferenca Ndėrkombėtare: "Skėnderbeu: historia dhe imazhi"

Duke marrë shkas nga debatet e shkaktuara kohët e fundit rreth figurës së Skënderbeut, nxitur nga disa teza të historianëve e studiuesve të ndryshëm, si dhe nga fakti që viti 2010 përkon me 605 vjetorin e lindjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dy institucione të rëndësishme si Universiteti “Marin Barleti” dhe Qendra e Studimeve Albanologjike organizuan Konferencën Ndërkombëtare:“Skënderbeu: historia dhe imazhi”. Kjo konferencë ndërkombëtare, erdhi në vëmendjen e publikut shqiptar ditën e premte me datë 28 Maj 2010.

Thirrja e kësaj konference me bazë akademike, mbi një figurë emblematike si Skenderbeu, është një shërbim i vyer për historine tonë dhe më gjerë. Duke ruajtur parametrat e hulumtimit akademik, organizatorët kishin në panelet e diskutimit albanolegët dhe studiuesit më në zë, shqiptare dhe te huaj të cilët analizuan çështje të rëndësishme që lidhen me rolin e Skënderbeut në historinë shqiptare dhe atë europiane, duke ofruar qasje dhe ndriçime të reja rreth personalitetit dhe veprës së Heroit, si dhe epokës së tij.

Konferenca u hap me fjalën e Rektorit të Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo dhe Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike Prof. Dr. Ardian Marashi. Fjalën e nderit në konferencë e mbajti Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi.

Më tej paraqitën kumtesat: Prof. Dr. Selim Daci nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Dr. Lucia Nadin, Itali; Prof. As. Dr. Muhamet Mala nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Prof. Dr. Pëllumb Xhufi; Prof. Dr. Ferit Duka; Dr. Zamira Çavo nga Universiteti “Marin Barleti”; Prof. Dr. Luan Malltezi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Dr. Lekë Sokoli nga Universiteti “Marin Barleti”; Prof. Italo Fortino nga Universiteti “L’Orientale” i Napolit, Itali; Phd Reis Mulita, Universiteti “Marin Barleti”etj.

Përpjekje të tilla janë tepër të rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja akademike por kanë një vlerë reale duke përçuar mesazhe të rëndësishme kulturore, politike e sociale.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.