Instituti i Sociologjisė dhe Universiteti “Marin Barleti” nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit

Instituti i Sociologjisë dhe Universiteti “Marin Barleti” nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit gjatë aktivitetit përmbyllës së “Javës së Librit” që u zhvillua në ambientet e Universitetit të shtunën e 24 prillit 2010. Marrëveshja u firmos nga Prorektori akademik i UMB-së, Prof. Dr. Dritan Zela dhe Prof. Servet Pëllumbi.

Të shtunën e 24 prillit pjesmarrës të shumtë festuan ditën botërore të librit në ambientet e Universitetit "Marin Barleti". Studjues, publicistë, gazetarë, botues dhe miq të librit u mblodhën për të shënuar këtë ditë të rëndësishme. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua kolana e librave të prof. Servet Pëllumbi, politikan e politolog, drejtor akademik i Institutit të Sociologjisë (10 libra të periudhës 2000-2010). Takimi u organizua falë punës së Prof. Lekë Sokolit, Prorektor i çështjeve studentore pranë Universitetit "Marin Barleti".

Fjalori i Sociologjisë, e përpiluar nga Ali Pajaziti u prezantua gjatë aktivitetit të së shtunës. Ky fjalor është një vepër e re dhe e rëndësishme për studentët e shkencave politike, studjuesit dhe autorët.

Gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe një tryezë debati mbi mendimin filozofiko-sociologjik të shprehur sidomos në botimin e fundit “Filozofia e aktualitetit” të prof. Servet Pëllumbit. Prof. Prof. Pëllumbi zhvilloi një bisedë të gjatë me pjesëmarrës dhe gazetarë, ku shprehu opinionet e tij në lidhje me një sërë problemesh sociale dhe zhvillimet e fundit të politikës shqiptare

Organizatoret e "Javës së Librit" në UMB kane kenaqesine t'ju njoftojne se deri ne keto momente ne Hollin e pritjes te Universitetit tone gjenden:

350 Libra te rinj, qe pasurojne fondet e Universitetit Marin Barleti

49 Autore te ndryshem, midis te cileve, pedagoget dhe stafi aktual i UMB-se

95 Tituj qe perfshijne te gjitha fushat e studimit dhe te interesave kulturore

37 Dhurues, dashamires te librit e te Bibliotekes së UMB-së


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.