|
|
|
Nė Universitetin "Marin Barleti" nis "Java e Librit 2010"
Në kuadrin e “Ditës Botërore të Librit”, Instituti i Sociologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Europës Juglindore të Tetovës, Universitetin “Marin Barleti” dhe Shtëpinë Botuese “Dudaj” organizojë, nga data 19-24 prill 2010, “Javën e librit”.
Në ambientet e Universitetit "Marin Barleti" qëndron tashmë i hapur "Salloni i Librit" ku të gjithë autorët, botuesit dhe miqtë e librit janë të ftuar të sjellin dhe promovojnë librat e tyre, apo libra që i konsiderojnë të rëndësishëm. "Salloni i Librit" qëndron i hapur nga ora 08:30 deri në orën 16:00 çdo ditë. Biseda me studentët dhe të interesuarit e tjerë, shëmbime librash si dhe debate mbi rëndësinë e librit sot dhe të ardhmen e tij janë tema të bisedave që po organizohen në këtë sallon gjatë kësaj jave.
"Java e Librit" e organizuar nga Instituti i Socilogjisë dhe Universiteti "Marin Barleti" do të mbyllet me aktivitetin e ditës së Shtunë, (dt. 24 prill 2010 ora 10:00 - 13:00) kur do të prezantohet seria e librave të prof. Servet Pëllumbi, drejtor akademik i Institutit të Sociologjisë (10 libra të periudhës 2000-2010). Gjatë këtij aktiviteti do të organizohet edhe një tryezë debati mbi mendimin filozofiko-sociologjik të shprehur në dy botimet e fundit “Globalistika – refleksione filozofike për një epokë” dhe “Filozofia e aktualitetit” të prof. Servet Pëllumbit. Tjetër ngjarje e rëndësishme e së shtunës është prezantimi i veprës "Fjalori i Sociologjisë", i dr. Ali Pajazitit, UEJL të Tetovës,e para vepër e këtij lloji dhe përmase në gjuhën shqipe. Gjatë aktivitetit do të kryehet edhe nënshkrimi i marrëveshjes institucionale midis Universitetit “Marin Barleti” dhe Institutit të Sociologjisë.
Në fund të aktivitetit një koktejl do të mbahet për të gjithë të pranishmit.
|