Mbledhja e fundit e Bordit tė UMB-sė

Më datë 12 mars, 2010 u zhvillua mbledhja e Bordit të Universitetit “Marin Barleti”, e cila kishte në rend dite shqyrtimin dhe diskutimin e Buxhetit për vitin akademik 2009-2010.

Fillimisht Bordi u njoh me projektin e ri arkitekturor, “Rikonstruksion dhe shtesë kati në kompleksin e Shkollës së Masterit të UMB“, i cili po zbatohet në kuadër të zgjerimit të Universitetit “Marin Barleti” edhe me nivelin pasuniversitar të studimeve.

Bordi u njoh edhe me dy bashkëpunimet që UMB ka arritur së fundmi me dy universitete të huaja, një anglez dhe një amerikan, përkatësisht Universitetin e Cardiff-it dhe atë të Clemson-it.

Në vijim të prezantimit të buxhetit, u dhanë mjaft sugjerime dhe propozime, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve në  dispozicion, propozime që duhen mbajtur parasysh në hartimin e planit të ri të buxhetit për vitin akademik 2010-2011.

Një vemendje e vecantë në këtë mbledhje, iu kushtua studimeve pasuniversitare. Anëtarët e Bordit, në kuadër të këtyre studimeve, kërkuan hartimin e një plani të detajuar për zhvillimin e studimeve master, sipas parashikimeve të pritshme. U kërkua, po ashtu, që objektivi afatgjatë i tyre të jetë në përputhje me nivelin e studimëve universitare, që ofron universiteti Marin Barleti, sipas kartës së Bolonjës.

Mbledhja e Bordit u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2010.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.