Rektori i UMB-sė ftohet nė samitin e Oksfordit

Më 14 – 17 mars 2010, rektori i UMB-së u ftua të marë pjesë në Samitin e Liderve që mbahet në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar në çdo fillim pranvere. Samiti i Oksfordit është ngjarja  më e rëndësishme e vitit për Klubin e Rektorëve të Europës, në të cilin bën pjesë edhe rektori i UMB-së. Krahas zgjedhjeve të reja për Asamblenë e Përgjithshme të Klubit të Rektorëve të Europës dhe votimit për disa ndryshime në Statutin e Klubit, Samiti i rradhës iu kushtua këtyre çështjeve: 

Partneriteti me Lindjen – perspektiva të reja ekonomike në marrëdhëniet midis EU dhe fqinjëve të saj lindorë - tryezë e thirrur nga Asambleja Europiane e Biznesit - EBA

Kooperimi përmes programeve të shkëmbimit dhe organizimi i integrimit në hapësirën e arsimit të lartë - tryezë e thirrur nga Klubi i Rektorëve të Europës – CRE

Arsimi i lartë në  Mbretërinë e Bashkuar -  sistemi britanik si një ndër më të mirët në botë dhe know-how akademik në  këtë sistem arsimor - tryezë e thirrur nga Klubi i Rektorëve të Europës – CRE 

Gjatë Samitit, rektori i UMB-së pati takime pune me rektorët e disa universiteteve europiane, me të cilët u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe veçanërisht për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në fushën e pjesëmarrjes dhe bashkë-organizimit të konferencave shkencore dhe në atë të botimeve të punimeve të stafeve akademike në revista shkencore dhe buletine të universiteteve me synim mbështetjen e kërkimit shkencor dhe hulumtimit.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.