|
|
|
Nis viti i ri akademik nė Universitetin Marin Barleti
Të martën më 21 Tetor nisi viti i ri akademik në Universitetin “Marin Barleti”. Në praninë e stafit akademik, studentëve dhe prindërve Prorektorja Zamira Çavo mbajti fjalën përshëndetëse të mirëpritjes së studentëve të rinj. “Ne jemi të lumtur që ju keni zgjedhur Universitetin tonë për tu pregatitur për të ardhmen. Keni të gjithë përkushtimin tonë që ta kthejmë këtë eksperiencë akademike në një gur të sigurt themeli për ngritjen e karrierës suaj në të ardhmen.” – u shpreh Znj. Çavo.
Këtë vit Universiteti “Marin Barleti” çel dyert me një staf akademik të përbërë nga profesorë të spikatur, me traditë të gjatë në mësimdhënie dhe akademikë të rinj të cilët sjellin tek “Marin Barleti” eksperiencën më të mirë të universiteteve europiane dhe amerikane. Një risi e rëndësishme këtë vit është edhe startimi i programit Part-Time në të treja fakultetet.
Universiteti “Marin Barleti”, i krijuar në vitin 2005, nis kësisoj vitin e katërt akademik në fakultetet e Ekonomisë, Juridikut dhe Shkencave Politike. Në ditën e hapjes së shkollës u mbajt gjithashtu ceremonia e parë e diplomimit për studentët që i përfunduan studimet gjatë vitit të shkuar. |