Drejtoresha e Burimeve Njerėzore tė NATO-s posaēėrisht nga Brukseli per tė prezantuar programin e stazheve pėr studentėt e Marin Barletit

Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Ekonomisë i universitetit, në datën 29 maj 2008, zhvilluan në UMB takimin e studentëve të UMB-së me znj.Katrin Hett, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në NATO (Bruksel).

Qëllimi i këtij takimi/lektoriumi të hapur ishte prezantimi nga znj.Hett, e programit të stazheve pranë selisë qendrore të NATO-s. Në këto programe tashmë mund të marrin pjesë edhe studentët shqiptarë, duke pasur parasysh se Samiti i Bukureshtit hapi dritën jeshile për Shqipërinë për t'u bërë pjesë e aleancës së Atlantikut të veriut, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në këtë organizëm.

Znj.Hett bëri për studentët e UMB-së një prezantim të plotë të programit, mënyrës dhe kritereve të aplikimit, gjë që u prit me interes prej tyre. Gjithashtu, u prezantuan edhe disa nga aktivitetet kryesore të NATO-s, me synim garantimin e sigurise dhe paqes në botë, në zona të nxehta të globit ku ekzistojne konfliktet e armatosura.

Prezantimi u prit me interes nga studentët dhe u shoqerua edhe me materiale të ndryshme, si: kaseta, broshura etj., duke dhënë më shumë informacion për studentët në lidhje me shtrirjen dhe aktivitetin e NATO-s në botë, si dhe per mundësitë e aplikimit të tyre në programin e stazheve pranë këtij organizmi.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.