12 Prill 2008 - Nė Ditėn e Hapur, UMB organizon Forumin "Sfidat dhe mundėsitė e punėsimit tė tė diplomuarve"

Në një kohë kur vëmendja mediatike mbi universitetet është përqëndruar më së shumti tek procesi i të drejtës së studimit në to, ç'ndodh rreth perspektivave që shfaqen pas përfundimit të arsimit të lartë në Shqipëri? Për këtë u mundua të japë një përgjigje Forumi mbi sfidat dhe mundësitë e punësimit të të diplomuarve, që universiteti jopublik "Marin Barleti" organizoi sot në kuadrin e Ditës së Hapur të tij.

Mes të ftuarve të tjerë, Blerta Selenica, Drejtoreshë pranë Departamentit të Administratës Publike, foli më gjerësisht mbi "Mundësitë dhe kërkesat e sektorit publik për të diplomuarit e sotëm". Partner i institucionalizuar i UMB-së prej nëntorit të kaluar, Departamenti i Administratës Publike (DAP) rekruton çdo verë 250 punonjës, 50 prej të cilëve nuk u kërkohet eksperiencë pune. "Për të diplomuarit e nivelit I (trevjeçar apo bachelor) kualifikimi është specialist i thjeshtë, dhe të interesuarit kanë të drejtë aplikimi për vend pune në administratë" sqaroi ajo.

"Sektori privat dhe punësimi i të rinjve" ishte tema e trajtuar nga Luli Makashi, drejtoreshë ekzekutive pranë Agjencisë private të punësimit Ande-Lm. Operativ prej 5 vitesh dhe prej këtij viti filial i ri për Shqipërinë i rrjetit më të madh global për ofertën e internship-eve (me qendër në Hollandë), Ande-Lm është i hapur për çdo student, kompani dhe universitet të interesuar për praktikë pune.

Po cilat janë prioritetet që Universiteti "Marin Barleti" ofron në integrimin në tregun e punës?

Një prezantim i UMB-së u paraqit fillimisht nga përgjegjësja e Zyrës së Këshillimit e Karrierës Ermira Danaj: degët e ofruara vitin e ardhshëm akademik (Juridik, Ekonomik, Shkenca Politike); vështirësitë në zhvillimin e karrierës vetëm me formimin bazë trevjeçar (bachelor); veçoria në kombinimin me minorët (formime dytësore të përfshira në bachelor); dhe këshillimin e Masterave të nivelit I e II që do të hapen së shpejti.
Mësimdhënia e orientuar drejt praktikës, pasqyruar në Javën e Trajnimit të Karrierës dhe sidomos Memorandumet e bashkëpunimit të Universitetit "Marin Barleti, u dhanë si shembuj që mundësojnë internship-et dhe stazhin në universitete e institucione të tjera, gjatë periudhës së studimeve.

Forumi u mbyll nga menaxherja dhe përfaqësuesja e Grupit Dudaj, e cila paraqiti lehtësimin që bizneset e këtij grupi ofrojnë me mundësitë e punësimit part-time e full-time, pasi "prioritet do i jepet studentëve të UMB" theksoi ajo, "këtij brezi në përgatitjen e të cilit ne investuam që të jetë i aftë më vonë të shërbejë profesionalisht edhe në bizneset tona".

Ky forum, mundësuar nga Universiteti "Marin Barleti" me rastin e Ditës së Hapur Prill 2008 dhe organizuar nga Zyra e Këshillimit e të Karrierës në bashkëpunim me disa partnerëve të institucionalizuar të UMB, u zhvillua në Sallën e Konferencave në prezencën e përfaqësuesve të biznesit privat, shoqërisë civile, Bordit e stafit drejtues dhe akademik të UMB, studentëve, prindërve, maturantëve të shkollave të mesme etj, dhe u pasua nga një coctail.



Për më tepër informacion:

Mbi UMB - http://www.umb.edu.al//  
Mbi memorandumet e bashkëpunimit të UMB - http://www.umb.edu.al/te_reja_akademike/readmore.asp?id=10
Mbi partnerët e UMB: bizneset e Grupit Dudaj - http://www.umb.edu.al/mbi_umb/partneret.asp   
Mbi bashkëpunëtorët e UMB: Administrata Publike - http://www.pad.gov.al/  
mbi Agjencinë private të punësimit Ande-Lm - http://www.ande-lm.com/


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.