|
|
|
Memorandumet e bashkėpunimit: ja partneritetet e institucionalizuara tė UMB-sė
Pranimi i Universitetit “Marin Barleti”, si i pari universitet shqiptar, në Konsorciumit Europian të Studimeve Politike (ECPR) shënon dhe memorandumin më të fundit të nënshkruar, por jo të parin. Mes partnerëve të institucionalizuar të UMB, gjatë aktivitetit të tij, përmenden:
- Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo, dhe drejtori i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore Gent Ibrahimi.
- Universiteti AAB me seli në Prishtinë (Kosovë) Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo dhe përfaqësuesi i Universitetit AAB me seli në Prishtinë, Prof. Dr. Ismail Hasani (Prorektor për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zhvillimin), më dt. 5 mars 2007.
- Zyra e Avokatisë HAKANI & ASSOCIATES (Tiranë) Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga përfaqësuesi i UMB, Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe përfaqësuesi i Hakani&Associates Av. Arben Hakani (titullar), më dt. 16 mars 2007.
- Zyra e Avokatisë KALO & ASSOCIATES Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësuesi i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe partneri drejtues i Kalo&Associates av. Përparim Kalo, më dt. 20 mars 2007.
- Departamenti i Administratës Publike (DAP) Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Institucion Qeveritar u nënshkrua nga dr. Zamira Çavo (Prorektor pranë UMB-së) dhe znj. Blerta Selenica (Drejtore pranë DAP) më dt. 11 dhjetor 2007.
- Shërbimi Kombëtar të Punësimit Z. Andrea Miço (Drejtor i përgjithshëm) dhe dr. Zamira Çavo (Prorektor), përfaqësues përkatësisht të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Universitetit “Marin Barleti”, ishin palët nënshkruese të këtij Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Institucion Qeveritar, më dt. 11 dhjetor 2007.
- Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” (LSI) Z. Ilir Meta (Kryetar) dhe znj. Zamira Çavo (Prorektor) ishin palët nënshkruese të këtij memorandumi, duke përfaqësuar përkatësisht LSI-në dhe Universitetin “Marin Barleti”. Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Parti politike daton 6 janar 2008.
Në marrëveshjet e arritura deri tashmë, palët janë pajtuar për bashkëpunim në drejtimet e mëposhtme: - për zhvillimin e praktikave dhe specializimin e studentëve; - për promovim të karrierës së studentëve; - për shkëmbime përvoje në drejtim të përmbajtjes së kurrikulave; - për promovim të arritjeve dhe shërbimeve të ndërsjellta; - për bashkëpunime me përfitime të ndërsjellta. UMB ka ofruar në kuadër të këtij bashkëpunimi vënien në dispozicion të infrastrukturës e kampusit universitar, si dhe organizimin e panaireve të punës për promovimin e karrierës së studentëve.
|