© Copyright 2021 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al
Dekani i Studentëve dhe Zyrat e Çështjeve Studentore promovojnë rritjen akademike të studentëve dhe kultivimin e parimeve të qytetarisë përmes krijimit të klimës pozitive dhe ndërvepruese në “Universiteti Barleti”. Ne i ndihmojmë studentët të arrijnë suksesin e tyre përmes mbështetjes dhe fuqizimit të bashkëveprimit midis studentëve dhe stafit akademik e administrativ, nxitjes së mendimit kritik, mbështetjes së ideve sipërmarrëse, inovative dhe artistike.
Dekani i Studentëve punon për të siguruar programe e shërbime për studentët duke filluar që nga regjistrimi i kandidatëve si studentë, përgjatë procesit mësimor, aktiviteteve mbështetëse dhe nëpërmjet aktiviteteve Alumni. Ai shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe personelit akademik dhe administratës së UB-së nga një anë dhe studentëve dhe komunitetit nga ana tjetër. Në bashkërendim me strukturat vendimarrëse të institucionit, propozon politika të reja me qëllim krijimin e një atmosfere komode dhe nxitëse për studentët.