© Copyright 2021 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al
Synohet që, së bashku me studentët:
Që prej krijimit në vitin 2005 dhe në vazhdimësi UB vazhdon të ruajë kontaktet me studentët Alumni për të lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës, për ti ndihmuar në rritjen e tyre në karrierë dhe përfshirjen e tyre në projekte dhe aktivitetet e shumta që zhvillohen në UB.
Rrjeti Alumni UB synon të lehtësojë angazhimin afatgjatë të studentëve të diplomuar në UB. Studentët Alumni patronazhojnë studentëve aktualë për çështje të caktuar, marrin pjesë aktive në aktivitete të UB-së si profesionistë të angazhuar në tregun e punës, ofrojnë trajnime apo shërbime të tjera mbështetëse për studentët e UB. UB mbështet studentët Alumni me programe të caktuara të edukimit në vazhdim si dhe informimin e vazhdueshëm për mundësi punësimi.
Jam krenar që jam diplomuar si BARLETAS!
Historitë e suksesit të studentëve të diplomuar në UB janë pjesë integrale e historikut të vetë UB-së. Studentët dëshmojnë lidhur me përvojën e tyre akademike dhe sociale në UB. Ata tregojnë për dilemat dhe vështirësitë e fillimit, për ditën e zakonshme të një studenti, për regjimin e studimit dhe rutinat akademike dhe të punësimit, për angazhimet sociale si brenda edhe jashtë UB, etj. Këto dëshmi përmbajnë edhe idetë dhe sugjerimet e tyre për studentët të ardhshëm të UB, si edhe për vetë universitetin.
Të jesh Ambasador i UB do të thotë që të besosh në vlerat që UB bart, në cilësinë e mësidhënies dhe kurrikulave të UB, në harmoninë e vazhdueshme midis zhvillimit akademik dhe atij qytetar. Përmes Ambasadorëve, studentët e ardhshëm të UB kanë një mundësi të artë për të njohur UB-në nga sytë e një studenti.
Ambasadorët japin kontributin e tyre duke u angazhuar në mënyra të ndryshme: mbështetjen në aktivitetet e promovimit të UB; vendosjen e kontakteve me studentët e ardhshëm; dhënien e kontributit në aktivitete të medias sociale të UB; pjesëmarrjen në fokus grupe dhe kërkim tregu. Ambasadorët mund të ofrojnë trajnime mbështetëse për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Si fillim duhet të ndjesh se TI dhe UB përfaqësoni më së miri njëri-tjetrin. Përvoja në UB duhet të të ketë shërbyer për të kuptuar se cilat janë gjërat që vlejnë më shumë, cilat janë aftësitë e tua, cilat janë pikat e forta dhe të dobta, cilat janë pasionet dhe frikërat e tua, etj. Studimi në UB duhet të të ketë ndihmuar të besosh tek vetja dhe te forcat e tua. Të gjitha këto, nëse ke edhe zellin për t’i ndarë me të tjerët me dëshirën për t’i ndihmuar që edhe ata të kenë mundësinë të përshkojnë të njëjtën rrugë, të bëjnë TY një AMBASADOR të MIRË.
student.dean@umb.edu.al