© Copyright 2021 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al
Synohet që, së bashku me studentët
Të jesh student në UB, në Universitetin e Ekselencës, do të thotë të jesh student në klasa të vogla, në të cilat mundësohet një komunikim shumë intensiv dhe produktiv me pedagogët. Programet e studimit, të përshtatura me kurrikulat europiane lehtësojnë mobilitetin studentor. Një student në UB ka mundësinë të jetë një kërkues i angazhuar në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
UB ndihmon studentët të krijojnë një plan individual studimi, angazhimi dhe karriere. Studentët njihen me rregulloret e Universitetit, proçedurat akademike dhe administrative, politikat e transferimit të studimeve, etj. Përmes orientimit akademik ata ndihmohen të transferojnë studimet e tyre nga universitetet të tjera në UB përmes një proçesi konsultues dhe orientues nga zyra e Pranimit. Studentët e UB kanë mundësinë të përfitojnë nga programe të ndryshme mbështetëse të studimeve të tyre universitare dhe pasuniversitare, si p.sh programi Erasmus.
Në UB synojmë të frymëzojmë dhe mbështesim vazhdimisht gjeneratat e reja. Studentët ndihmohen që të njohin/analizojnë me hollësi programet akademike që ofrohen në UB. Ata mund të mësojnë strategji efikase të të nxënit, teknika për të menaxhuar stresin gjatë sezonit të provimeve, si të shmangin plagjiaturën, etj. Studentët kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës aktivë në projekte kërkimore. Rritja akademike e studentëve ndihmohet nga shkolla speciale, verore dhe dimërore, të lidhura me dije dhe aftësi të tjera mbështetëse për lidhjen e profesionit me tregun e punës.
UB, si Universiteti i Ekselencës, gjithnjë është drejtuar nga qëllimi për të bashkërenduar punën e stafit akademik dhe ekspertëve më të mirë në fusha të caktuara me angazhimin e studentëve më të mirë. Studentët ekselentë janë mbështetur gjithnjë me programe që synojnë rritjen e përgatitjes së tyre si dhe janë nxitur dhe përkrahur në iniciativat e tyre. Çdo student/e me mesatare mbi 9.7 është përfitues/e e statusit të Studentit Ekselent.