© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Synohet që, së bashku me studentët:
Që prej krijimit në vitin 2005 dhe në vazhdimësi UMB vazhdon të ruajë kontaktet me studentët Alumni për të lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës, për ti ndihmuar në rritjen e tyre në karrierë dhe përfshirjen e tyre në projekte dhe aktivitetet e shumta që zhvillohen në UMB.
Rrjeti Alumni UMB synon të lehtësojë angazhimin afatgjatë të studentëve të diplomuar në UMB. Studentët Alumni patronazhojnë studentëve aktualë për çështje të caktuar, marrin pjesë aktive në aktivitete të UMB-së si profesionistë të angazhuar në tregun e punës, ofrojnë trajnime apo shërbime të tjera mbështetëse për studentët e UMB. UMB mbështet studentët Alumni me programe të caktuara të edukimit në vazhdim si dhe informimin e vazhdueshëm për mundësi punësimi.
Jam krenar që jam diplomuar si BARLETAS!
Historitë e suksesit të studentëve të diplomuar në UMB janë pjesë integrale e historikut të vetë UMB-së. Studentët dëshmojnë lidhur me përvojën e tyre akademike dhe sociale në UMB. Ata tregojnë për dilemat dhe vështirësitë e fillimit, për ditën e zakonshme të një studenti, për regjimin e studimit dhe rutinat akademike dhe të punësimit, për angazhimet sociale si brenda edhe jashtë UMB, etj. Këto dëshmi përmbajnë edhe idetë dhe sugjerimet e tyre për studentët të ardhshëm të UMB, si edhe për vetë universitetin.
Të jesh Ambasador i UMB do të thotë që të besosh në vlerat që UMB bart, në cilësinë e mësidhënies dhe kurrikulave të UMB, në harmoninë e vazhdueshme midis zhvillimit akademik dhe atij qytetar. Përmes Ambasadorëve, studentët e ardhshëm të UMB kanë një mundësi të artë për të njohur UMB-në nga sytë e një studenti.
Ambasadorët japin kontributin e tyre duke u angazhuar në mënyra të ndryshme: mbështetjen në aktivitetet e promovimit të UMB; vendosjen e kontakteve me studentët e ardhshëm; dhënien e kontributit në aktivitete të medias sociale të UMB; pjesëmarrjen në fokus grupe dhe kërkim tregu. Ambasadorët mund të ofrojnë trajnime mbështetëse për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Si fillim duhet të ndjesh se TI dhe UMB përfaqësoni më së miri njëri-tjetrin. Përvoja në UMB duhet të të ketë shërbyer për të kuptuar se cilat janë gjërat që vlejnë më shumë, cilat janë aftësitë e tua, cilat janë pikat e forta dhe të dobta, cilat janë pasionet dhe frikërat e tua, etj. Studimi në UMB duhet të të ketë ndihmuar të besosh tek vetja dhe te forcat e tua. Të gjitha këto, nëse ke edhe zellin për t’i ndarë me të tjerët me dëshirën për t’i ndihmuar që edhe ata të kenë mundësinë të përshkojnë të njëjtën rrugë, të bëjnë TY një AMBASADOR të MIRË.
student.dean@umb.edu.al