 |
|
|
 |
 |
| |
| SONDAZH |
| |
Jep edhe ti mendimin tënd! |
| |
|
 |
|
|
 |
|
|
 |
| Statuti i Unionit |
|
Mbështetur në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit Marin Barleti krijohet Unioni Studentor, veprimtaria e të cilit rregullohet nga ky Statut:
Qëllimi
Unioni Studentor (referuar më poshtë si Unioni) është një organizëm i krijuar nga studentët e Universitetit "Marin Barleti" (referuar më poshtë si UMB). Qëllimi i Unionit është mirëorganizimi i jetës studentore.
Objektivat
- ndërgjegjësimi i studentëve lidhur me edukimin dhe ndërtimin e karrierës.
- organizimi i jetës kulturore, sportive e sociale nga vetë studentët.
- krijimi i klubeve dhe shoqërive studentore në përputhje me qëllimet e Unionit.
- pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrjen universitare.
Anëtarësia
Në Union kanë të drejtë anëtarësie të gjithë studentët e UMB. Anëtarët e Unionit kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë që zhvillon Unionit.
Lexo Statutin e Unionit (PDF)
|
|
| Për momentin, nuk është botuar asnjë njoftim nga unioni |
|
 |
|
 |