MENU KRYESORE
Studenti në qendër
Barletasit
Mendart
Veprimtari Studentore
Kalendari i Aktiviteteve Studentore
Artikuj Studentore
Gazeta "Zëra Studentorë" Nr 8
Statusi dhe karta e studentit
Strategjia e Çështjeve Studentore
Revista Studentore - SEC Nr 1
SHËRBIME PËR STUDENTËT
Rreth Shërbimeve
Infrastruktura
Softe dhe Teknologji
Biblioteka dhe Libraria
Qendra e Gjuhëve të Huaja
Shërbime të tjera
 
SONDAZH
 
Jep edhe ti
mendimin tënd!
 
Ke sugjerim për faqet e Çështjeve dhe Unionit Studentor? Atëherë na shkruaj!
 
Çështje Studentore
STUDENTI NË QENDËR
Parimi bazë i UMB është: "studenti në qendër". Ky parim udhëheqës buron nga filozofia e Universitetit "Marin Barleti" dhe synimi i tij për një përgatitje të dyfishtë të studentit: profesionale dhe qytetare.

Në veçanti, shkollimi i bazuar në parimin "Studenti në qendër", përmban:
  • Programe studimi të akredituara, cilësore e specifikisht të orientuara
    Programe studimi cilësore e të orientuara për përgatitjen e studentit me aftësi e shprehi praktike, për aftësimin e tij për të konkurruar drejtpërdrejt në tregun shqiptar e ndërkombëtar të punës;
    Programe studimi cilësore e të orientuara për përgatitjen e studentit si qytetar aktiv e i interesuar për çështjet publike;
    Programe të diferencuara studimi e trajnimi të bazuara në studimin e detajuar të formimit parauniversitar të studentëve, në prirjet, talentin, interesat si dhe në mangësitë e formimit të mëparshëm;

  • Konceptimin e universitetit si shkollë demokracie
    Larmi formash për gjithpërfshirjen e studentëve në çdo qelizë të jetës universitare;
    Përfshirjen sa më të madhe të studentëve në vendimmarrjet, në nivel universitar, fakultetesh dhe departamentesh;
    Një tërësi formash (si referendume studentore, votime etj.), për realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë studentore dhe përfshirjen e masës së studentëve në vendimmarrjen e drejtpërdrejtë;
    Procedura sa më konkurruese, tërësisht demokratike e sa më shkencore (për shembull, përmes metodës sociometrike) për zgjedhje e liderëve të Unionit Studentor, të përfaqësuesve të studentëve në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë universitetit, për zgjedhjen e organizatorëve të aktiviteteve studentore etj.;
    Mundësi për organizime alternative të studentëve, veç organizimit të kushtëzuar nga Ligji i Arsimit të Lartë (neni 55 "Këshillat e Studentëve"), konkurrencë në organizimin studentor dhe përkrahje sa më të gjerë të nismave studentore nga personeli akademik dhe administrativ;
    Një tërësi formash për kompaktësimin e komunitetit studentor, si pjesa më e rëndësishme e komunitetit barletas;
    Vlerësimin e çdo grupi studentor dhe kursi si një njësi komunitare, ku çdonjëri është/konsiderohet anëtar me të drejta përgjegjësi e detyrime të barabarta.
Njoftime për studentët
13.02.2012
Njoftohen studentët e sistemit me kohë të plotë se sezoni i provimeve në UMB, për semestrin e parë fillon me datë 13 Shkurt, 2012 dhe mbaron me datë 3 Mars, 2012.
07.02.2012
ITALIA NE KINEMA - E marta e Kinemasë Italiane
03.02.2012
Ne 3 Shkurt, 2012, hidhet online faqja e re, zyrtare për Zyrën e Aktiviteteve Studentore.
31.01.2012
Aleanca Kunder Importit te Plehrave ne UMB
16.12.2011
Leksion i hapur nga perfaqesuesja e perhershme e OKB-se ne Shqiperi
15.12.2011
Gazetari i mirenjohur, autor i disa librave, Z. Blendi Fezviu, vjen ne kampusin qendror te UMB per te diskutuar rreth librit te tij te fundit...
18.11.2011
Udhëtim në Kosovë - Ditën e premte, dt 18 nëntor 2011, studentët e shkencave politike të Universitetin "Marin Barleti" zhvillojnë një udhëtim në Prishtinë...
27.10.2011
Welcome Party/Halloween Celebration
28.03.2011
Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
18.03.2011
SHFAQJA E FILMIT DOKUMENTAR "Pamje nga Ura: Histori nga Kosova"
Sot 23 shkurt, 03:03