MENU KRYESORE
Studenti në qendër
Barletasit
Mendart
Veprimtari Studentore
Kalendari i Aktiviteteve Studentore
Artikuj Studentore
Gazeta "Zëra Studentorë" Nr 8
Statusi dhe karta e studentit
Strategjia e Çështjeve Studentore
Revista Studentore - SEC Nr 1
SHËRBIME PËR STUDENTËT
Rreth Shërbimeve
Infrastruktura
Softe dhe Teknologji
Biblioteka dhe Libraria
Qendra e Gjuhëve të Huaja
Shërbime të tjera
 
SONDAZH
 
Jep edhe ti
mendimin tënd!
 
Ke sugjerim për faqet e Çështjeve dhe Unionit Studentor? Atëherë na shkruaj!
 
Statusi dhe Karta e Studentit
Statusi i studentit
Statusi i studentit të Universitetit Barleti (Aneksi 1, bashkëngjitur "Statusi i studentit") fitohet me regjistrimin e studentit në Universitetin "Marin Barleti". Në të përcaktohen të drejtat dhe shërbimet kryesore të studentëve, si dhe kushtet në të cilat studenti humbet statusin e tij.

Të drejtat, detyrimet dhe shërbimet kryesore që përmban statusi i studentit barletas, u përmbahen kërkesave të neneve 53 e 54 të Ligjit "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë" (LAL), si dhe statutit të universitetit Barleti.

Me marrjen e diplomës, ose certifikatës së studimeve, studenti humbet Statusin e studentit (neni 53, LAL) dhe fiton "Statusin e studentit Alumni" (Aneksi 2, bashkëngjitur "Barletasit Alumni").

Statusi i studentëve rishikohet e pasurohet periodikisht në raport me zgjerimin e gamës së shërbimeve të universitetit dhe nëse këtë e kërkojnë forumet e këshillave dhe shoqatave studentore të Universitetit "Marin Barleti".

Karta e studentit
Studentët e Universitetit "Marin Barleti" pajisen me kartën e studentit, bazuar në procedurat dhe kriteret e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Karta e studentit është dokument unik. Në të shënohet numri unik i matrikullimit që i jepet studentit në momentin e regjistrimit dhe që e shoqëron atë deri në përfundimin e studimeve.

Kartat e studentit të Universitetit "Marin Barleti" u ofron atyre edhe shërbime me tarifa të reduktuara (si restorante, librari, palestra etj.), të subjekteve dhe institucioneve me të cilat ai ka marrëveshje bashkëpunimi.

Veç përfitimeve dhe shërbimeve që mbart karta e studentit e që sigurohen nga entet shtetërore (në përputhje me kriteret e vendosura nga Këshilli i Ministrave), karta e studentit barletas mbart një sërë shërbimesh të veçanta brenda universitetit e jashtë tij (Aneksi 3, bashkëngjitur "Karta e studentit").
Sot 18 maj, 22:54