|
Universiteti "Marin Barleti" vë në dispozicionin të studentëve një sërë shërbimesh dhe infrastrukturën e nevojshme që lidhen drejtpërdrejt me sigurimin e cilësisë së studimeve, me cilësinë e jetës sociale, shëndetin e studentëve, duke filluar që nga përkujdesja e mbikëqyrja akademike, asistenca e personelit administrativ, vënia në dispozicion e një infrastrukture bashkëkohore si biblioteka, salla e kompjuterëve, laboratori i gjuhëve të huaja, e deri në sigurimin e ndihmës së shpejtë për probleme të mundshme shëndetësore dhe mundësitë e organizimit me studentët e tjerë. |