© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

MISIONI & VIZIONI

Grupit Barleti, në gjirin e të cilit ndodhetUniversitetit Barleti, synon të krijojë një institucion cilësor të arsimit të lartë dhetë jetë një aktor zhvillimi, i cili ofron vlera të vërteta profesionalizmi dhe qytetarie si dhe të përgatisëqytetarë të angazhuar dhe me integritet.

Për të arritur synimet e tij GrupiBarleti i kushton një rëndësi të veçantë organizimit administrativ duke krijuar një model shumëdimensional në mbështetje të realizimit të misionit dhe vizionit institucional.

Në modelin e organizimit administrativ të Grupit Barletipozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm,është planifikuar si një pozicion kyç ndërlidhës i cili ka për qëllim të mbikëqyrë, koordinojë dhe mbështesë funksionimin në harmoni me njëra-tjetrën nga pikëpamja administrative të5 shtyllave të Barleti Group,si dhe strukturat e tjera universitare si ato akademike dhe kërkimore.

Më Shumë
DETYRA TË DREJTPËRDREJTA

Mbikëqyr dhe koordinon proceset ndërlidhese mes Struktures Akademike dhe Administrative në procese të ndryshme si akreditimet, licensimet, riorganizimet, etj.

Organizon administrimin e dokumentacionit të Protokoll – Arshivës.

Asiston Administratorin (e deleguar) në detyrat dhe proceset e punës së përditshme, sic parashikohet ne aktet normative ligjore dhe institucionale.

Më Shumë
DETYRA BASHKËPUNIMI DHE MBËSHTETJEJE

Bashkepunon dhe mbështet njësitë administrative si Administratorin e deleguar. Zyrën Ligjore, Zyrën e Burimeve Njerëzore, Zyrën e Vlerësimit të Performancës.

Mbështet organizimin dhe dokumentimin e mbledhjeve rutinë dhe të jashtëzakonshme të organeve kolegjiale institucionale si Rektorati, Bordi i Administrimit, Këshilli i Etikes dhe Shanseve të Barabarta, Komisioni i Sigurimit të Standarteve të Cilësisë etj.

Më Shumë
CILËSI DHE PËRGJEGJËSI

Sekretari i Përgjithshëm përzgjidhet duke marrë në konsideratë cilësi të rëndësishme dhe të nevojshme për këtë pozicion siç janë integriteti, lidershipi, aftësia për të bashkëpunuar dhe qëndrueshmëria.

Ky pozicion sjell natyrshëm edhe përgjegjësi të rëndësishme si konfidencialiteti dhe llogaridhënia.

SEKRETARI I PËRGJITHSHM në GRUPIN BARLETI

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Grupin Barleti i është besuar Msc. Enkeleda Malaj, e cila ka një eksperiencë të pasur në fushën e administrimit universitar. Znj. Malaj ka kryer studimet e larta në fushën e drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i i Drejtësisë, si dhe studimet master shkencor në fushën e të drejtës civile. Gjithashtu ka mbrojtur titullin Avokat në vitin 2015.

Znj. Malaj ka nje eksperiencë 13 vjeçare, në drejtim dhe menaxhim të departamentit juridik në intitucione qëndrore të administratës publike, si Ministria e Punëvë të Jashtme, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Drejtoria e Përgjithshme e Radio-Televizionit Shqiptar si dhe eksperiencë eksperiencë 5 vjeçare në institucion të arsimit të lartë, në departamentin juridik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER