 |
|
 |
| Studime dhe Projekte Kërkimore |
Sot 18 maj, 22:48 |
|
|
Edhe pse me një histori relativisht të re, Universiteti dhe Instituti kanë qenë mjaft aktivë me projekte kerkimore. Kështu, krahas projektit të Shkollës së Verës, është mbështetur 1 projekt nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, dhe janë në proces vlerësimi disa të tjera. Projekti me titull "Krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Edukimit Ligjor të Publikut" është mbështetur financiarisht nga Agjencia Shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
PUBLIKIME
Studimet dhe hulumtimi i zhvilluar nga stafi akademik i Universitetit publikohen periodikisht në revistën "Gjeopolitika" si dhe në revista të tjera të njohura ndërkombëtarisht.
Revista "Gjeopolitika" publikohet një herë në tre muaj duke u fokusuar në çështje tematike të rëndësisë bashkëkohore. Numri i parë i revistës me titull "Ura shqiptare" u publikua në bashkëpunim me partnerët e Universitetit dhe Institutit, si Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë, Kosovë dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe u përqëndrua tek influenca e faktorit shqiptar në Ballkan. Numri i dytë me titull "Territori në fokus" trajton çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin urban ndërsa numri i tretë dhe i katërt iu dedikuan temave të veçanta, respektivisht roli dhe personaliteti i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu dhe problemet dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" është në proces të përgatitjes së një reviste shkencore, në të cilën do të publikohen punime shkencore të nivelit të lartë, pasi t"i jenë nënshtruar një procesi vlerësimi dhe oponence shkencore. Revista do të mbulojë fushat kryesore të veprimtarisë shkencore në UMB dhe do të sjellë përfitime për akademikë dhe shkencëtarë, universitete dhe institucione kërkimore, donatorë dhe kërkues të pavarur në Shqipëri dhe Rajon, duke u bërë një lider në këtë drejtim.
|
 |
|
 |