Misioni, Vizioni dhe Strategjia Kërkimore

Universiteti Marin Barleti dhe Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" (IKZHB) përvecse institucione akademike, janë edhe institucione kërkimore-shkencore të cilët synojnë të jenë qendra të ekselencës për kërkimet ndërdisiplinore në fushat që lidhen me proceset sociale, ekonomike dhe të mjedisit.

Misioni i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" në veçanti është studimi dhe kërkimi shkencor i mbështetur në traditën e hershme të studiuesve tanë, nën shembullin e qytetërimeve të suksesshme bashkëkohore. Instituti synon të realizojë qëllimin e vet nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të mirë dhe interes të publikut.

Instituti po krijon hap pas hapi të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të nxitur dhe mbështetur veprimtarinë kërkimore-shkencore ndërdisiplinore cilësore të strukturave të UMB dhe IKZHB dhe jashtë tyre si dhe për të mundësuar tek të gjithë ata që janë të angazhuar në veprimtari administrative, kryesisht ato menaxheriale, zhvillimin e standardeve dhe përftimin e atyre njohurive, aftësive dhe kompetencave që i bëjnë eficientë, të sukseshëm dhe që u mundësojnë zhvillimin e karrierës.

UMB dhe IKZHB synojnë të bashkëpunojnë me institucione të tjera kërkimore-shkencore si dhe agjencitë e zhvillimit në rajon e më gjerë për organizimin e veprimtarive të përbashkëta si dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në rrjetet ndërkombëtare të institucioneve të kërkimit dhe zhvillimit.

Si pjesë e strategjisë së tyre kërkimore, UMB dhe IKZHB synojnë të arrijnë, përvec të tjerave, objektivat e meposhtëm:

  • Hartojnë strategjitë kryesore të kërkimit dhe etikës në kërkim;
  • Inkurajojnë krijimin e një gjenerate të re kërkuesish shkencor në fushat e politikave mjedisore, sociale dhe ekonomike;
  • Inkurajojnë partneritetin dhe integrimin e të rinjve në komunitet, për gjetjen e alternativave që do të mundësojnë kohezionin social dhe zhvillimin e qendrueshëm;
  • Marrin pjesë në programet që financojnë projekte kërkimi nga donatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit;
  • Nxisin krijimin e një aleance të suksesshme midis aktorëve kryesorë në vend, për të mundësuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre mbi reformat ekonomike dhe zhvillimin e integruar ekonomik në vend dhe më gjerë;
  • Sjellin më afër komunitetin e biznesit me botën akademike, ofrojnë konsulencë dhe shërbime të drejtpërdrejta për komunitetin e biznesit, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimin e SME-ve, teknologjinë e informacionit, kërkimin, zhvillimin, inovacionin si dhe ekonominë e bazuar në dije;