MENU KRYESORE
Fakultetet dhe Shkollat
Institutet
Qendrat
Departamentet
Seksionet
Institutet Sot 18 maj, 22:46
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (në anglisht Albanian Institute of Public Affairs - AIPA), i themeluar në formën e një organizate jofitimprurëse nga Shoqëria Marin Barleti shërben si strukturë mbështetëse e UMB për cështje që kanë të bëjnë me: Administrimin Publik, Studimet evropiane, Media dhe komunikimin, Mirëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës, si edhe çështjet sociale dhe ekonomike.
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti"
Misioni i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit "Barleti" në veçanti është studimi dhe kërkimi shkencor i mbështetur në traditën e hershme të studiuesve tanë, nën shembullin e qytetërimeve të suksesshme bashkëkohore. Instituti synon të realizojë qëllimin e vet nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të mirë dhe interes të publikut.
Instituti i Studimeve Perso-Iraniane Firdeusi
Instituti i Studimeve perso-iraniane Firdeusi synon bërjen të njohur të vlerave të qytetërimit perso-iranian në Shqipëri, studimin e kulturës, historisë dhe letersisë perso-iraniane, studimin e lidhjeve midis dy kulturave, asaj persiane dhe shqiptare, si edhe realizimin e projekteve akademike dhe kerkimoro-shkencore ne bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit.